Spitali ku Briani bëri ndërhyrjen fatale kërkon infermiere më pak se 35-vjeçe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.09.2025, 21:11

Në 1 tetor 2023 një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeç Brian Spahiu humbi jetën, pas një ndërhyrje dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Briani humbi tragjikisht duke lënë me zemër të thyer familjen e tij dhe një pjesë të madhe të publikut, të cilët u ngritën në protestë pranë klinikës ku ai bëri ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë.

Një ekspertizë mjekoligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) zbuloi se anestezia e aplikuar në klinikën e mjekut Roland Xhaxho ishte shkaku i vdekjes fatale. Megjithatë, Prokuroria vendosi të kërkojë një ekspertizë të re në Itali, duke argumentuar se raporti i parë ishte i paplotë, me konkluzione të gabuara dhe mungesë ekspertësh të kualifikuar për të sqaruar çështjet e ngritura.

Së fundmi klinika e Roland Xhaxhos është vendosur përsëri në qendër të kritikave të publikut, pasi mjeku ka kërkuar të zgjerojë stafin në një mënyrë që të pazakontë. Ai kërkon që të punësojë një infermiere që të mos jetë më e madhe se 35-vjeçe.

Kaq ka mjaftuar që qytetarët të shpërthejnë në komente dhe t’i kujtojnë doktorit tragjedinë që ndodhi dy vite më parë në spitalin e tij.

Si duket paskeni harru të shtoni të jenë të bukura. Çfarë është kjo që përcaktoni moshën pa lidhje për turp,” shkruan një komentuese në postim.

Askush nuk duhet të shkojë të punojë aty. Këta si ky dhe të tjerë nuk janë punëdhënës të ndershëm, por mizerje imoral. Turp i madh për një shoqëri që ka njerëz të tillë,” shkruan një tjetër komentues.

Vetëm për mjekësi s’ka moshë kriter, po minifund duan. Fshijeni si postim se injoroni mjekësinë,” shkruan një tjetër qytetare.

Siç duket për spitalin e Rolandit rëndësi nuk kanë aftësitë profesionale, por që infermieria e re që do fillojë punë te spitali i tij privat, mos të jetë në asnjë mënyrë më shumë se 35-vjeçe. Nuk pranohet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit