Denoncimi/ “17-vjeçarja dhunoi tim bir 10-vjeç, e kapi nga gryka dhe e goditi me sende të forta”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2025, 20:38

Një nënë nga Mallakastra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një ngjarje të rëndë që, sipas saj, i ka ndodhur djalit të saj 10-vjeçar.

Ajo shprehet se më datë mbrëmjen e 3 shtatorit, rreth orës 07:30, në lagjen “5 Shkurti”, djali i saj është dhunuar nga një vajzë 17-vjeçare, me inicialet E. A.

Nëna pretendon se e mitura e ka goditur me sende të forta, duke e kapur nga gryka dhe duke i shkaktuar lëndime në pjesën e gushës dhe kokës, gjithashtu duke i shkaktuar tronditje të madhe psikologjike.

E mitura, sipas nënës, ka ndërhyrë në një konflikt mes djalit të saj dhe vëllait të vajzës, por në vend që t'i ndante fëmijët, ajo ka ushtruar dhunë brutale ndaj 10-vjeçarit.

Sipas saj, pas ngjarjes djali është dërguar në spital për kontroll dhe është bërë denoncimi në polici. Denoncuesja thotë se ndonëse ndaj vajzës është hapur një procedim penal, ajo ndodhet ende e lirë, ndërsa apelon për ndërhyrjen e institucioneve dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Nëna ka dërguar gjithashtu foto ku shihen shenja të dhunës në trupin e të miturit.

Nga ana tjetër, Policia e Fierit njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Mallakastrës kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj një 17-vjeçareje që dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 10-vjeçar.

Materialet janë në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit