Fëmijët e Astirit do ta nisin përsëri vitin shkollor pa shkollë publike në zonë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.09.2025, 20:08

Astiri është një nga lagjet më të mëdha dhe më të populluara të Tiranës, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë. Megjithatë, kjo zonë nuk ka asnjë shkollë apo kopsht publik.

Të hënën më 8 shtator, fëmijët e Astirit do të nisin vitin e ri shkollor, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në gjithë Shqipërinë, por me një ndryshim nga ata, pa një shkollë publike pranë shtëpisë.

Në mungesë të saj, fëmijët janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë me urban, në këmbë ose makina të prindërve për dhjetëra minuta, duke u përballur me trafikun e rënduar të Tiranës. Ndryshe nga nxënësit e tjerë që e kanë shkollën pranë lagjes, atyre u duhet të zgjohen më herët për të mbërritur në orën 08:00 dhe të vonohen më shumë për t’u kthyer në shtëpi pas mësimit.

Banorët e Astirit prej vitesh kërkojnë ndërtimin e një shkolle ose kopshti publik, por deri më sot kjo kërkesë nuk është realizuar. Realiteti mbetet i pandryshuar, pasi edhe këtë vit shkollor Tirana do të përballet me mësimin me dy turne, larg premtimeve të dhëna dhe shumë larg standardeve europiane ku vendi aspiron të anëtarësohet.

Për fat të keq, me nisjen e vitit të ri shkollor, për fëmijët e Astirit nisin edhe vështirësitë e përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit