“Rruga që lidh fshatin me Krujën riparohet në maj, prishet në shtator”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.09.2025, 18:04

Një qytetar ka ngritur një shqetësim pranë redaksisë sonë lidhur me gjendjen e rrugës që lidh fshatin e tyre me Krujën. Sipas denoncimit, kjo rrugë, e cila ka shërbyer për më shumë se 45 vite pa ndërprerje, prej tre vitesh është kthyer në një problem të përsëritur.

Banorët tregojnë se çdo vit, rruga riparohet në muajin maj, por me të ardhur shtatori ajo shembet sërish, duke e lënë komunitetin të izoluar e pa zgjidhje. Kjo situatë e përvitshme jo vetëm që vështirëson lëvizjen e banorëve, por dëmton edhe aktivitetin e tyre të përditshëm.

Në një kohë kur kjo rrugë ka funksionuar pa problem për më shumë se katër dekada, situata e sotme ngre pyetje serioze për cilësinë e ndërhyrjeve dhe për përgjegjësitë institucionale. A do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme për këtë segment jetik për fshatin, apo do të vazhdojë tradita e “riparimeve” të përvitshme që zgjasin vetëm disa muaj?

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, rruga që lidh fshatin tonë me Krujën po shembet çdo vit prej 3 vitesh. Ajo riparohet në maj dhe shembet në shtator. Kjo rrugë ka funksionuar për më shumë se 45 vite. Ju lutem bëjeni publike, sepse nuk po gjejmë dot zgjidhje. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit