Zgjaten hetimet për ish-partneren e të fortit të Shkodrës, Eria Agon

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.09.2025, 17:10

Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve ndaj Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, të njohur ndryshe si “i forti i Dobraçit”. Vendimi u mor pas kërkesës së SPAK, i cili po vijon hetimet për rolin e saj në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të viteve të fundit.

Sipas dosjes hetimore, Ago dyshohet se ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes, menjëherë pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Për këtë vrasje të ndodhur mes përplasjeve të përgjakshme të grupeve rivale në Shkodër, janë vënë në pranga vetë Safet Bajri, vëllai i tij Behar Bajri si dhe Astmer Bilali, i njohur si krahu i djathtë i klanit Bajri.

Nga të dhënat e prokurorisë, Fatbardh Lici u eliminua për shkak të një konflikti të gjatë mes grupeve kriminale në veri të vendit. Viktima ishte xhaxhai i Ibrahim Licit, një nga kundërshtarët më të betuar të Bajrave, i cili aktualisht është në kërkim ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit