Një qytetar shqiptar ka denoncuar mbylljen e Ambasadës në Londër pa asnjë paralajmërim zyrtar në portalin online, pasi kishte udhëtuar katër orë për të përfunduar një shërbim konsullor.
Ai ka treguar se ditën e sotme ka udhëtuar për në Londër për të përfunduar disa procedura konsullore, por kur ka mbërritur atje ka parë që ambasada ishte e mbyllur pasi në Shqipëri 5 Shtatori është pushim zyrtar.
Ai thotë se në faqen online të ambasadës nuk është publikuar asnjë njoftim që do ishte mbyllur dhe kjo ka shkakktuar kaos te shqiptarët që duhet të mbaronin punë.
Sipas tij, Ambasada mbyllet si për festat në Shqipëri, ashtu edhe për ato në Angli, duke vështirësuar maksimalisht aksesin e shqiptarëve që jetojnë në Britani ndaj shërbimeve bazë.
Ky nuk është rasti i parë që qytetarët ankohen për mungesë transparence dhe mosfunksionim të rregullt të ambasadës. Shumë prej tyre shprehen se përballen me vonesa, mungesë informacioni dhe shërbime të kufizuara.
Denoncimi i shqiptarit:
“Pershendetje JOQ shihse cfar behet me ambasaden shqiptare ne Londer. Vij 4 nga ore larg edhe thote eshte mbyllur se na qenka dit pushimi ne shqiperi por ne portalin online nuk informon se eshte mbyllur. Pushime me ditet ne Shqiperise pushim me pushimet e Anglise kjo ambasad me shume rri mbyll sesa hap edhe e vetmja ktu ne angli qe rri me shume mbyll sesa hap”
