17-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen në Gjermani, qëllohet me armë nga policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.09.2025, 16:39

Një student 17-vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë mësuesen e tij në një kolegj profesional.

Siç raporton “Bild”-i, i riu goditi me thikë në stomak mësuesen duke e plagosur rëndë atë dhe pas sulmit u arratis.

Policia nisi një operacion të madh kërkimi, në zonën “Bildungspark” në lagjen Nord-Viertel të qytetit. Rreth orës 11 të së premtes mori informacione për një person të dyshimtë në një park rreth 3 km larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.

Mediat gjermane pretendojnë se i dyshuari kishte vrapuar në drejtim të policisë me thikë para se të qëllohej me armë zjarri.

Sipas “Bild”-it i riu është plagosur rëndë dhe është në intubim. Përpos mësueses, edhe persona të tjerë morën trajtim mjekësor, me ambulanca që u panë të mbërrinin pranë shkollës. Të paktën 10 nxënës u raportuan të jenë ne gjendje shoku, teksa kanë dëshmuar incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit