Shqiptarja denoncon për përndjekje Sabah Grudën: Kërkova punë, për pak më shkatërroi familjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.09.2025, 16:31

Kjo është historia e një emigranteje shqiptare që ka udhëtuar në Francë bashkë me bashkëshortin dhe familjen e saj disa kohë më parë.

Vajza ka shprehur pranë redaksisë sonë një shqetësim që hasi në Francë, teksa ishte duke kërkuar punë. Ajo ra në kontakt me një faqe që ofronte punë, dhe i shpjegoi nëpërmjet mesazheve historinë e saj.

“Po kërkoja punë sepse kisha ngelur pa punë. Te një faqe në “Facebook”, “Të ndihmojmë Shqiptarët për Punë” unë shkruaj një mesazh ku tregoj historinë time. I thashë që kam dy fëmijë të sëmurë, jam e martuar, dhe po kërkoj punë për pastrim ose kuzhinë,” shprehet ajo fillimisht.

Më pas Sahab Gruda, një shqiptar që po ashtu jeton në Francë, i është ofruar si punëdhënës, por me qëllime të pista.

Sahab Gruda më shkruan dhe më thotë që unë jam punëdhënës. Më tha jam nga Kopliku i Shkodrës, i martuar, kam familje. Mendova që është njeri tamam. Ai mori numrin tim dhe më kërkoi të bëhesha e dashura e tij me para, të shisja trupin tim për të.

Vajza tregon se Sabahu e ka përndjekur vazhdimisht, dhe për këtë është detyruar që të bëjë një denoncim në Polici. Por në komisariat ka mësuar se para saj, për të njëjtën problematike kishin denoncuar dhe 6 femra të tjera.

I kam bllokuar disa numra telefoni, ai ka ndërruar 8 numra telefoni. Më thotë vetëm një herë ma ler dhe do jesh motra ime më pas. Kam bërë denoncime në polici, sepse më ka sjellë shumë kërcënime dhe për familje. Kur shkova në polici, mësova se isha e 6 femër që kam bërë denoncim për të njëjtën arsye për të njëjtin person.

Sabahu nuk ndaloi me kaq, pasi ai i hapi shqiptares rrjete sociale “fake”, dhe me emrin e denoncueses u shkruajti burrave të shoqeve të saj.

Ai hapi me emrin tim një adresë në “Facebook” sepse aty më ka njohur, dhe me adresën time iu ka shkruar të gjithë shqiptarëve që më njohin dhe burrave të shoqeve të mija, u ka shkruar që unë jam e dashuruar me ta, dhe unë dua që të lidhem me ta. Më ka shpërndarë profilin tim dhe më kanë ardhur kërkesa nga më të ndryshmet. Kam bërë postime sikur unë punoj pro*titutë dhe jam me 20 euro. Më kanë ardhur kërkesa pafund në mesazhe.

Shqiptarja kërkon që Sabah Gruda të vihet përballë përgjegjësisë, ndërkohë që u bën apel të gjithë shqiptareve që ndodhen jashtë, të kenë shumë kujdes pasi persona si ai, mund t’i shkatërrojnë familjen.

Ky person është njeri i rrezikshëm që mund të të shkatërrojë fëmijën. Unë dua që kjo gjë të bëhet publike sepse mua më ka rënduar shumë. Them kujdes nga çdo gjë, mos u mashtroni për 50 euro më shumë sepse mund të dëmtoni familjen tuaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit