Studentët e Qytetit Studenti kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e re të pagesës së tarifës së konviktit, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të papërballueshme ekonomikisht.
Sipas denoncimeve të ardhura, drejtoria e godinave u ka komunikuar studentëve të konvikteve se pagesa për strehimin duhet të bëhet për të gjithë vitin menjëherë, me një këst të vetëm.
Kjo politikë e re ka shkaktuar stres dhe pasiguri për shumë studentë, të cilët vijnë nga familje me të ardhura minimale dhe nuk kanë mundësi të përballojnë një pagesë të tillë në mënyrë të menjëhershme. Përballë kësaj situate, disa janë detyruar të marrin borxhe, ndërsa të tjerë rrezikojnë të mbeten pa strehim nëse nuk i përmbushin kërkesat.
Studentët shprehin gjithashtu mosbesim ndaj premtimeve për rimbursim në rast largimi të parakohshëm nga konvikti, pasi sipas tyre, në vitet e kaluara kjo nuk është zbatuar. Pavarësisht garancive verbale, shumica nuk kanë marrë mbrapsht pagesat për muajt e pashfrytëzuar.
Përveç problemeve me tarifat, studentët kanë ngritur edhe shqetësime për funksionimin e lavanderisë. Orari i saj është kufizuar deri në orën 19:00 dhe pas kësaj ore, nuk lejohet tërheqja e rrobave.
Por kjo ka shkaktuar vështirësi, sidomos për ata që, përveç studimeve, janë të punësuar dhe kanë orare të ngjeshura. Sipas studentëve, ky ndryshim është bërë në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me ta dhe pa një njoftim të qartë paraprak.
Ankesat për menaxhimin e konvikteve janë shtuar, ndërsa drejtoria akuzohet për mungesë transparence dhe mirëkuptimi ndaj nevojave reale të studentëve. Kërkesa kryesore e tyre është që të rikthehet mundësia e pagesës me këste mujore ose tremujore dhe të rishikohen kushtet e shërbimeve bazë brenda godinave.
Denoncimi 1:
Përshëndetje JOQ! Dua të bej një denoncim për drejtorin e godinave në Qytet Studenti lidhur me mënyrën e pagesës së konviktit. Aktualisht na kërkohet që ta paguajmë të gjithë vitin me një këst të vetëm, gje qe është e padrejtë dhe e papërballueshme për shumicën e studentëve. Unë personalisht, ashtu si shumë të tjerë, nuk kam mundësi ekonomike të paguaj gjith vitin njeherazi. Familjet tona jetojnë me të ardhura minimale, qe mezi mbulojnë shpenzimet e përditshme, dhe nuk është e drejtë që të vihemi përballë një detyrimi të till.
Kjo situatë na shkakton nje presion të madh, sepse shumë studentë rrezikojnë të mbeten pa strehim, dhe pervec kesaj cfar duhet te mbulojne me para prinderit tane strehen tone ,tarifen e shkolles ,librat apo per te ngren e per te pire ne ?!! Prandaj kemi zgjedhur konviktin qe te qene nje ndihmes sado e vogel per tu strehuar sepse sic po e shikojme cdo dite çmimet e shtepive me qera jane ne stratosfer, dhe te njejten gje po ben dhe drejtoria e godinave te QS. Po na detyrojn te paguajme ose do na nxjerrin jashte.Po na detyrojne të marrim borxh per te shlyer pagesen vjetore te konviktit. Pervec kesaj na thene qe nese largoheni pa mbushur muajt qe keni paguar ,pagesa do ju kthehet mbrapsh ,por kush ma siguron mua kete pjese sepse cdo vite e njejta histori perseritet dhe asnjehere nuk i kane kthyer pagesat!Shpresoj te gjendjet nje zgjidhje sa me e shpejte e kesaj çeshtje sepse esht shume e padrejt !!! Po ju a dergoj dhe me foto kete lloj "rregullorje"qe na eshte vene dhe ne konvikt.
Denoncimi 2:
Pershendetje Joq. Jam nje studente qe banoj tek godina 15 e konvikteve. Kjo situate nuk eshte normale Jemi studente te cilat pervec shkolles edhe punojm. Mezi po pershtatemi me oraret e punes dhe jo me me oraret e lavanderis. Kan qarkulluar shum ankesa nga shum studente por asgj nuk eshte marr per baze
Dhe per me teper qe pagesa e konviktit eshte ber me detyrim 1 vjecar. Pra 66000 leke. Ose do i paguajm ose do na c'regjistojn Kjo situate nuk eshte normale. I bejm thirrje drejtoris qe si fillim duhet te mendojne si per femijet e vet dhe jo te ngrohin karriget e zyres. Shpresoj qe ankesat tona mos te bien ne vesh shurdh Anonim te lutem
Lavanderia ka vetem nje punonjese dhe ajo nuk mban pergjegjesi nese kalon ora 7 dhe rrobat jan ne lavanderi nuk mund ti nxjerrim me pare lavanderia nuk ka pasur kete orar njoftimin ne der e ka vendos vet drejtoresha dhe na thot qe keshtu eshte dhen urdhri nga drejtoria. E pare punonte kurse tani cdo gje na eshte ber shum me e veshtir si pjesa e pageses tani dhe lavanderia. Ja ku eshte ber gjithashtu dhe nje ankes tjeter nga nje studente tjeter. Ku behet fjal per pagesen vjetore jo thjesht na e japin si informacion tek recepsioni i godines
