Dhjetëra punonjës të kompanisë "Bankers Petroleum" kanë protestuar sërish ditën e sotme për pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës. Punonjësit e sektorit të hidrokarbureve kanë zhvilluar një protestë para ambientit të Bankers Petroleum, duke kërkuar rritjen e pagave, respektimin e kontratës kolektive dhe përmirësimin e kushteve të punës. Protesta u mbështet nga pankarta dhe mesazhe të qarta, nëse kërkesat nuk plotësohen, do të vazhdojnë deri në greve urie.
Sipas banorëve gjatë protestës, dy persona të dyshimtë po filmonin protestuesit një situatë që ka ngjallur shqetësime për mundësinë e intimidimit të punëtorëve dhe mbikëqyrjen e tyre, duke shtuar tensionin në ambientin protestues. Sindikata kishte shpallur që në fillim se do të mbaheshin dy tubime proteste më datat 5 dhe 6 shtator, në orën 12:00–13:00, përballë zyrave të kompanisë në Marinëzë. Kërkesat e tyre janë të qarta, respektimi i të drejtave, përmirësim i kushteve të punës, implementimi i kontratës kolektive dhe njohja e statusit të naftëtarit.