Banorët e rrugës “Spiro Çipi” të alarmuar nga ndotja e fabrikës së këpucëve “Ada”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2025, 14:46

Prej disa muajsh, familjet që banojnë pranë një godine 2-katëshe në rrugën “Spiro Çipi”, përballen me një situatë të rënduar mjedisore për shkak të mbeturinave të pambledhura nga një fabrikë këpucësh aty pranë.

Banorët thonë se kjo situatë është bërë e padurueshme pasi plehrat nuk janë pastruar prej muajsh dhe aroma është e rëndë.

Sipas tyre mbeturinat zakonisht janë hequr nga vetë fabrika, e cila quhet “Ada Fashion”(ish-NPA 2), por vitet e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Ata thonë se kanë folur disa herë me menaxherët e pronarit, por pavarësisht ankesave të përsëritura, asnjë masë nuk është marrë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe inspektoriati mjedisor për të zgjidhur këtë situatë që po rrezikon seriozisht shëndetin e tyre dhe veçanërisht të fëmijëve të vegjël.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje ! JOQ Jemi familjar te godina 2 katshe kam 3 femij te mitur problemi jan kto plerat u be muaj qe nuk i pastron fabrika qe kemi ngjit ju lutem publikoheni me respekt. Mbase meren masa na mbyti kjo situate Rruga spiro cipi. Tirane

Kjo eshre fabrike kepucesh, vete fabrika i heq zakonisht por ka me shume se 10 vite kohet e fundit eshte kjo situate. Me perpara kan qen shume te rregullt. Kemi fol me ta por vec me shpres na mbajne Asgje skan ber. Ada Fashon / ish npa 2. Emri pronarit eshte Fabio

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit