Banorët e një pallati në Kompleksin Kontakt, pranë ish-Klubit Partizani dhe ngjitur me murin e godinës së UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), po përjetojnë një javë pa ujë. Ironikisht, ndërsa pallati i tyre ndodhet vetëm disa metra larg godinës ku menaxhohet uji për gjithë zonën, ata i kanë çezmat bosh dhe shpresojnë që ndonjëherë të rrjedhë ujë edhe për ta.
“Përshëndetje, JOQ! Ju lutem publikojeni. Kemi një javë pa ujë në një pallat tek kompleksi Kontakt, pranë ish-Klubit Partizani, ngjitur me murin e godinës së UKT-së”, shkruan banori. Duket sikur punonjësit e UKT me drejtues Skerdi Drenova përtojnë të zgjidhin problemin, ndonëse është shumë pranë tyre. Kjo situatë tregon qartë se dhe kur je ngjitur me zyrat e ujësjellësit uji sërish nuk rrjedh në çezma.