Dyqani online linja600_5maj abuzon me besimin e klientes, i dërgon porosi të gabuar dhe nuk i përgjigjet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.09.2025, 12:33

Një kliente e një faqeje online me rroba shpreh zhgënjimin e tij për shërbimin e dobët dhe mungesën e përgjigjes nga ana e shitësve të linja600_5maj. Para dy javësh ka bërë një porosi por i ka ardhur një porosi e gabuar.

Megjithë përpjekjet për të kontaktuar me faqen dhe shërbimin postar, klientja nuk ka marrë asnjë përgjigje përveç leximit të mesazheve pa kthim përgjigje. Ajo thekson se është e padrejtë që faqja nuk zgjidh problemin e porosisë së gabuar.

“Përshëndetje JOQ! Para dy javësh kam bërë një porosi në një faqe online me rroba, të cilat më parë i kam porositur dhe më kanë ardhur saktë. Por këtë herë më kanë dërguar porosinë gabim dhe as nuk më përgjigjen, as faqja, as posta. E vetmja gjë që bëjnë është që lexojnë mesazhet, por nuk përgjigjen. Mire që duan lekët, por kjo është abuzim me besimin e klientit. Lekët nuk i marrim dot në rrugë! Ju lutem, jepni një zgjidhje!” thotë klientja, duke kërkuar një zgjidhje dhe respekt për besimin e klientëve.

Kjo situatë nënvizon rëndësinë e komunikimit të mirë dhe shërbimit të përgjegjshëm ndaj klientit në tregtinë online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit