Jeton në kushte të mjerueshme, Latifja kërkon një strehë për familjen e saj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.09.2025, 12:24

Një thirrje e dhimbshme për ndihmë ka mbërritur pranë redaksisë sonë nga Fushë-Kosova. Latife Shqiri, një nënë e tre fëmijëve, po përballet me kushte jetese të vështira, duke kërkuar mbështetjen e çdokujt që ka mundësi, për të siguruar të paktën gjërat më të nevojshme për familjen e saj.

Latifja jeton në një shtëpi në gjendje të mjerueshme, ku çdo ditë është një luftë për mbijetesë. Një nga fëmijët e saj vuan nga diabeti dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor, ndërsa bashkëshorti i saj është i sëmurë e i paaftë për të punuar. Në këto rrethana, ajo nuk arrin dot të përballojë qiranë e shtëpisë dhe as të sigurojë ushqimin e përditshëm.

Kjo nënë i drejtohet të gjithë njerëzve me zemër të madhe për pak mbështetje, që fëmijët e saj të kenë mundësi të ushqehen e të kenë një strehë mbi kokë. Çdo ndihmë, qoftë edhe modeste, mund të bëhet shpëtim për këtë familje që sot ndodhet buzë mjerimit.

Kush ka mundësi të ndihmojë: Emri i përfituesit: Valmir Avdijaj Llogaria IBAN: XK05 2022-00017950691-14 Kodi Swift: TEBKXKPR Adresa: Fushë-Kosovë Kontakt: +38344346632

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit