Një qytetar ka ngritur një shqetësim pranë redaksisë sonë në lidhje me lirimin e hapësirave publike në plazhe.
Reagimi dhe indinjata e qytetarit vjen pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë u shpreh se “lirimi i hapësirave publike në plazhe” ka qenë gjithmonë në vëmendje të tij.
Por sipas qytetarit, realiteti është krejt ndryshe. Me anë të një video mesazhi, ai tregon pamjet nga bregdeti i Golemit, ku iç thotë edhe po të ecësh 5 kilometra në këmbë, nuk mund të gjesh një hapësirë publike. “Kudo shezlongë e çadra, hapësira të lira nuk ka”, thekson ai me tone të indinjuara.
Në mesazhin e tij, qytetari nuk fsheh zhgënjimin për gjendjen në të cilën ndodhet sot bregdeti shqiptar, duke e quajtur të trishtë faktin që pushuesit e zakonshëm nuk kanë më mundësi të shijojnë detin pa paguar.