Punonte në ndërtim me babain, detaje nga vrasja e Kristjanit në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2025, 10:24

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Kristjan Kola.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në qendër të qytetit. Autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me kapuçë, dyshohet se e kishin ndjekur dhe pikasur viktimën, duke e qëlluar nga një distancë shumë e afërt në momentin që ai po dilte nga një hotel.

Viktima u qëllua disa herë në gjoks me armë zjarri, duke ndërruar jetë në vend. Autorët më pas u larguan me një motoçikletë, duke u përpjekur të zhdukin çdo gjurmë.

Nga të dhënat paraprake, Kristjan Kola nuk rezulton me precedentë penalë dhe punonte së bashku me të atin në një firmë ndërtimi. Ai nuk njihej si person problematik apo i përfshirë në çështje kriminale.

Në momentin e atentatit, në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por autorët kishin përqendruar vëmendjen vetëm te objektivi i tyre, duke e ndjekur dhe monitoruar deri në momentin e ekzekutimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit