Denoncim për kaos rrugor në tregun e Selitës: Ku është policia për të garantuar rendin?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.09.2025, 10:30

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim lidhur me sigurinë rrugore në rrugën e treggut të Selitës. Sipas një denoncimi anonim, makinat parkojnë në mënyrë të parregullt, dy e nga dy, duke bllokuar të dy senset e kalimit. Kjo situatë po krijon vështirësi dhe rrezik për shoferët dhe kalimtarët.

"Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim. Rruga e tregut të Selitës është e njëjtë çdo ditë, makinat parkojnë dy e nga dy, në të dy senset e kalimit. Ku është policia e shtetit? Situata është shumë keq si rrugë kalimi, nga fillimi deri në fund të rrugës që prek tregun. Kjo është shumë shqetësuese. Në fund të rrugës, drita e semaforit është fikur në mes të rrugës. Ju lutem, anonim", shkruan denoncuesja.

Sipas denoncueses, problemi përkeqësohet edhe nga fakti se drita e semaforit në fund të rrugës është fikur në mes të kalimit, duke shtuar më tej rrezikun e aksidenteve. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga policia rrugore për të siguruar një qarkullim të rregullt dhe të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit