Gazmendi kërkon falje: “Po më mohojnë fëmijët, gruaja dhe nëna e sëmurë”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 05.09.2025, 09:05

Ndoshta disa nuk do ta mirëkuptojnë, por kemi marrë vendimin të fshijmë lajmet mbi akuzat për ngacmim seksual ndaj Gazmendit me një të miture 17-vjeçare. Arsyeja është se ai na ka dërguar një video ku shfaq pendesë të thellë dhe kemi marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të nënës së tij, e diagnostikuar me tumor, si edhe marrëdhënien e tij me tre vajzat. Shpresojmë që pendesa të jetë e sinqertë dhe që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Pas denoncimeve dhe reagimeve të forta publike, Gazmendi ka dalë me një qëndrim të ri. Ai ka kërkuar falje publike dhe është shprehur se është i vetëdijshëm për pasojat e rënda që sjell një sjellje e tillë, duke theksuar se nuk do të ndodhë më kurrë.

Më konkretisht, ai deklaron:
“Ju lutem, ju përgjërohem fshijeni postimin, po më largohen, po më mohojnë fëmijët, gruaja, nëna që është afër vdekjes, po më shkatërrohet familja. Kërkoj falje publikisht në emër të familjes, nuk dua të shkatërroj familjen dhe jetën e fëmijëve të mi. Ju betohem në Kishë të Laçit që nuk ndodh më, në jetë të fëmijëve të mi ju betohem.”

Ky reagim, ndonëse i vonuar, tregon për një pendesë të thellë nga ana e tij dhe është një apel për të mos shkatërruar familjen e vet. Megjithatë, mbetet e rëndësishme që raste të tilla të shërbejnë si paralajmërim dhe që askush të mos guxojë të ngacmojë apo të kërcënojë më të mitur, pasi siguria e fëmijëve është vija e kuqe e çdo shoqërie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit