Kukësi, paradoksi i punësimit pa të ardhura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.09.2025, 08:34

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT për vitin 2024, qarku me shkallën më të lartë të punësimit në vend është Kukësi me 70,9 %, i ndjekur nga Gjirokastra me 66,0 %. Në krahun tjetër, Lezha (47,6 %) dhe Vlora (51,7 %) rezultojnë me përqindjet më të ulëta të punësimit. Megjithatë, këto shifra nuk reflektojnë domosdoshmërisht nivelin e mirëqenies, pasi Kukësi, ndonëse kryeson për punësim, ka shpenzimet mujore më të ulëta për familje, me vetëm 73,225 lekë në muaj, rreth 20 % më pak se mesatarja kombëtare.

Struktura e punësimit në qarqe tregon një dominim të sektorit të bujqësisë në rajonet verilindore dhe juglindore si Kukës, Elbasan, Dibër, Berat dhe Korçë, ku bujqësia përfshin mbi 50 % të të punësuarve. Në Kukës, bujqësia përfshin 72 % të të punësuarve, megjithatë prodhimi bujqësor në këtë qark është më i ulëti në rang vendi, dhe shumica e të punësuarve në këtë sektor nuk kanë të ardhura mujore të qëndrueshme. Sektori shtetëror mbetet burimi kryesor i punësimit me pagë në zonat rurale.

Ndërkohë, qarqet që mbështeten më shumë në industri dhe shërbime tregojnë një standard më të lartë jetese. Në Tiranë, 63,8 % e të punësuarve janë në sektorin e shërbimeve dhe 26,7 % në industri, me vetëm 9,4 % në bujqësi. Durrësi ka përqindjen më të lartë të të punësuarve në industri me 31,9 %, ndërsa shërbimet zënë 39,6 %. Edhe qarqe si Vlora, Lezha dhe Gjirokastra kanë përqindje të konsiderueshme punësimi në sektorin e shërbimeve, të lidhura ngushtë me turizmin dhe tregtinë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve ekonomike krahasuar me zonat ku dominon bujqësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit