Arrestohet në Republikën Domenikane trafikanti shqiptar, Soni Pepa

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2025, 00:40

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Republikën Domenikane, i dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Soni Pepa, i cili u arrestua të mërkurën në kryeqytetin Santo Domingo nga Interpoli. Sipas autoriteteve, ai ka lidhje me një ngarkesë prej 11 tonë kokaine, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam të Holandës mes 7 dhe 8 nëntorit 2020, ndërsa dyshohet se ka financuar edhe blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Raportimet ndërkombëtare tregojnë se Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar, që vepronte në disa shtete europiane dhe amerikano-jugore, me qëllim trafikun e sasive të mëdha të narkotikëve.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë celularë të enkriptuar dhe para cash. Autoritetet e kanë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Migracionit për procedurat e deportimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit