Pas denoncimit në JOQ, Gazmendi kërcënon 17-vjeçaren: Do pendohesh, do jetë më keq për ty!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2025, 22:20

Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi denoncimin e rëndë të një vajze adoleshente, e cila u ngacmua seksualisht në rrjetet sociale nga një burrë i quajtur Gazmend nga Shkodra, ka ardhur një zhvillim edhe më shqetësues.

Në vend që të reflektojë, të shprehë pendesë apo edhe të vetëdorëzohet në polici, i njëjti person i ka dërguar sërish mesazhe të miturës, këtë herë duke e kërcënuar. Në bisedën e siguruar nga redaksia jonë shihet qartë se Gazmendi i shkruan: “Do pendohesh… fshije ben mirë se do jetë më keq për ty”, duke i bërë presion vajzës që të kërkojë heqjen e publikimit të rastit.

Ky veprim i rëndon edhe më shumë akuzat ndaj tij, duke treguar se në vend të përgjegjësisë, ai ka zgjedhur të intimidojë viktimën e vet. Rasti tashmë duhet të jetë në duart e Policisë së Shtetit, e cila ka detyrimin ligjor të veprojë menjëherë për ndalimin e tij, jo vetëm për ngacmim seksual ndaj të miturës, por edhe për kërcënimet që i ka bërë pas publikimit të ngjarjes.

Ky skandal i rëndë tregon edhe një herë se pedofilët dhe abuzuesit nuk ndalen vetëm te ngacmimet, por shpesh kalojnë në shantazh dhe frikësim për të heshtur viktimat. Por guximi i adoleshentes që e ekspozoi publikisht këtë rast duhet të shërbejë si shembull për çdo vajzë apo djalë të mitur që mund të ndodhet në situata të ngjashme.

Pedofilët dhe abuzuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, ndaj drejtësia duhet të veprojë sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit