Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, nuk dihet nëse ka të lënduar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2025, 20:54

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 të Durrësit. Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e një pallati në zonën e njohur të Vollgës, pranë Muzeut Arkeologjik.

Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania dhe dëshmitarëve nga vendngjarja, flakët kanë qenë intensive, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Gjithashtu, ka shkuar edhe një ambulancë, pasi dyshohet se mund të ketë persona të lënduar. Megjithatë, ky informacion ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

Nuk dihet nëse në momentin e rënies së zjarrit ka pasur persona brenda apartamentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit