Banorët e Zëmblakut protestë për ujin: Nuk investojnë në fshatin tonë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.09.2025, 19:43

Këta janë banorët e fshatit Zëmblak në bashkinë e Maliqit, qarku Korçë, të cilët ditën e sotme kanë dalë në protestë për të disatën herë.

Problemi që i shqetëson prej vitesh është mungesa e ujit në çezmat e shtëpive. Në një rrëfim për JOQ Albania, ata treguan se kanë më shumë se 7 vite që vuajnë mungesën e ujit. Uji u shkon vetëm 1 orë, dhe kjo gjë ua ka bërë jetesën thuajse të pamundur.

Banorët tregojnë se e kanë ngritur disa herë si problem, por institucionet nuk marrin masa.

Nuk duan të investojnë në Zëmblak se është fshat me prirje të djathta,” thotë njëri prej banorëve.

Kërkesa e tyre është e thjeshtë dhe fare elementare, duan vetëm ujë në çezmat e tyre! Në vitin 2025 këta banorë vuajnë këtë problem kaq të madh, për më tepër fshati ndodhet në një zonë fushore.

Të hënën banorët do të dalin përsëri në protestë për të ngritur zërin lidhur me këtë padrejtësi, dhe këtë herë, shpresojnë të kenë me vete dhe gazetarët e zonës të cilët sot nuk shkuan.

Denoncimi i plotë:

Banorët e fshatit Zëmblak janë mbledhur sot për një protestë për mungesën e ujit. Mediat nuk na erdhën dhe ne e zhvendosëm protestën të hënën në orën 9:30. Këto janë pamjet nga protesta, nëse e postoni faleminderit.

Ne protestojmë për ujin se kemi 7 vite pa ujë. Nuk duan të investojnë në Zëmblak se është fshat me pikpamje të djathta. Kemi një dorë në ditë ujë, mund ta verifikoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit