Emigranti ironizon hotelin në Spille: Imagjino të vinë turistë këtu!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.09.2025, 17:29

Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani ka zgjedhur këtë verë Shqipërinë për pushimet e tij, duke ardhur për herë të parë në Spille bashkë me familjen. Por ajo që ai përjetoi, siç tregon për JOQ, ishte një zhgënjim total.

“Kam qenë 7 ditë në Spille me familje. Erdhem nga Gjermania, ishte hera e parë që bëja turizëm në Shqipëri, por jam i zhgënjyer totalisht. Çmimet ishin 3 herë më të larta se në Gjermani!”, – shprehet ai.

Sipas tij, dhoma e hotelit ku qëndruan ishte në kushte skandaloze: “Ishte e pafshirë, kishte flokë gjithandej, nuk kishte peshqira në banjo, as detergjentë, as letër higjienike. Krevatet ishin me gozhda e shtesa druri, çezma e prishur, banjo që vinte erë të rëndë. Një papastërti e madhe brenda, ndërsa jashtë rrugët ishin plot mbeturina. Paguam hotelin pa faturë dhe me çmime në stratosferë.”

Por problematikat nuk ndaleshin vetëm tek akomodimi. Pushuesi tregon se banjot publike pranë plazhit ishin aq të papastra, saqë erë e rëndë ndihej që në 100 metra largësi: “Shumica e grave dhe fëmijëve futeshin aty, por ato banjo ishin rrezik për sëmundje. Ujërat e pista nuk pastroheshin kurrë. Disa madje tregonin se bretkosat notonin para derës!”

Një tjetër shqetësim madhor ishin çmimet marramendëse të shezlongëve: “Në Spille krevatet e plazhit kushtojnë mesatarisht 6 mijë lekë të vjetra. Unë isha tre veta, imagjinoni një familje me 6-7 apo 8 anëtarë! Në Greqi paguan krevatin, por përfshin edhe kafe dhe ujë. Ndërsa këtu vetëm pagesë e thatë dhe aspak shërbim.”

Në fund, pushuesi i zhgënjyer ngre pyetjen që e kanë shumë qytetarë: “Çfarë bën shteti, çfarë bën bashkia, veçse vjedhin lekët? Korrupsion kudo, turizëm që nuk të fton të kthehesh më.”

Denoncimi i qytetarit:

Kam qenë 7 ditë në Spille për plazh me familje! Erdha nga Gjermania, ishte hera e parë që bëja turizëm në Shqipëri, por jam i zhgënjyer totalisht! Çmimet ishin 3 herë më të larta se në Gjermani!

Dhoma e hotelit ishte e pafshirë, me flokë gjithandej, pa peshqirë në banjo, pa detergjentë, pa letër higjienike dhe pa asgjë tjetër. Krevatet ishin me gozhda dhe shtesa druri, çezma e prishur, banjo që vinte erë shumë të keqe – papastërti e madhe brenda. Ndërkohë, rrugët ishin të mbushura me mbeturina, ashtu i gjetëm dhe ashtu i lamë! Pagesa e hotelit u bë pa faturë, ndërsa çmimet ishin në stratosferë!

Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishin banjot e plazhit: aq të papastra saqë që në 100 metra larg ndjeje erën e keqe. Shumica futeshin aty, sidomos gra dhe fëmijë, por banjot ishin rrezik i madh për sëmundje. Para derës shihje madje edhe bretkosa që notonin, sepse nuk ishin pastruar kurrë!

Nuk e di, asgjë nuk funksionon në rregull këtu. Çfarë bën shteti, çfarë bën bashkia, përveçse vjedhin lekët? Korrupsion kudo! Shumë persona me të cilët kam biseduar më thanë se nuk duan të shkojnë më kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit