“Ishte i dehur”, burri hipën mbi çati dhe kërcënon se do hidhet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2025, 17:15

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Medresesë, Tiranë.

Një burrë, i zhveshur, ka hipur mbi çatinë e një ndërtese dhe ka kërcënuar se do hidhet.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur dhe ka qëndruar disa minuta mbi çati duke kërcënuar se do hidhet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas disa negociatave burri është zbritur nga çatia.

Për momentin ende nuk ka informacione zyrtare rreth gjendjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit