Polici parkon mbi vizat e bardha në Elbasan, qytetarët të revoltuar: Ne s’kemi ku kalojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2025, 17:49

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë një efektiv policie në qytetin e Elbasanit, i cili parkon mbi vijat e bardha në rrugën “Janaq Kilica”.

Sipas denoncuesit, makina e policit prej disa muajsh parkohet drejt mbi vijat e bardha, duke bllokuar tërësisht kalimin për këmbësorët dhe veçanërisht për prindërit me karroca, të cilët detyrohen të kalojnë në mes të rrugës, mes makinave në qarkullim.

Ai thotë se rruga pranë lapidarit është kthyer në parkim makinash dhe Policia e Shtetit kalon aty dhe nuk merr asnjë masë, ndërsa Policia Bashkiake është krejtësisht në gjumë.

Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë shihet qartë automjeti i policisë i parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar hapësirën që u përket këmbësorëve. Denoncuesi thotë se kjo situatë është kthyer në një problem serioz pasi rrezikon realisht jetën e qytetarëve që kalojnë aty çdo ditë.

Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, jo vetëm për ndëshkimin e shkelësve, por edhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve në hapësirat publike.

Denoncimi i qytetarit:

"Si jeni? A mund ta publikoni kete policin qe parkon te vizat e bardha ne Elbasan rruga Janaq Kilica tek lapidari. Aty parkohen makina te vizat e bardha eshte kthyer si parkim, kembesoret dhe nenat me karroca detyrohen te kalojne ne rruge. Policia shtetit kalon aty nuk merr asnje mase ndersa policia bashkiake eshte ne gjume fare se drejtori kukull qe kane nuk eshte per pune. Kjo video dhe keto foto jane bere dje. Nese na ndihmoni do shpetonit shume njerez se duket ne video si e bllokon rrugen. Kjo pune ka muaj qe ndodh keshtu"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit