“Në Krorëz, Sarandë është mbytur një skaf me disa persona”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.09.2025, 16:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Krorëz të, Sarandës, ku sipas raportimeve të një qytetari një skaf është mbytur duke rrezikuar jetën e disa personave që ndodheshin brenda tij.

Pamjet e dërguara pranë redaksisë tonë tregojnë momentet e frikshme kur mjeti lundrues fundoset mes valëve, ndërsa njerëzit përpiqen të shpëtojnë me çdo mënyrë.

Ngjarja ka shkaktuar panik mes pushuesve që ndodheshin aty pranë, nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e rëndë ka pasur të lënduar, ndërsa blutë e Sarandës ende nuk kanë sjell një njoftim zyrtar për ngjarjen . Megjithatë, dëshmitarët thonë se situata ka qenë shumë e rrezikshme dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e personave të tjerë në breg ka shmangur tragjedinë.

Ky rast ngre sërish pikëpyetje mbi sigurinë e mjeteve lundruese në bregdetin shqiptar, sidomos gjatë sezonit veror kur turistët janë të shumtë dhe skafet shpesh herë qarkullojnë pa kontrollet e nevojshme.

Denoncimi i qytetarit:

Si jeni në Krorëz, Sarandë, është mbytur një skaf me disa persona. Kam video, por jo shumë të qartë, për shkak se nuk doja t’u tregoja fytyrat e personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit