Gerjana Arapi, ortake me turkun në klinikën e skandaleve ‘International Medicare’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 15:49

Klinika private “International Medicare”, e vendosur në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, është bllokuar nga Policia e Tiranës pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe përdorim të produkteve të ndaluara mjekësore. Sipas autoriteteve, klinika nuk ka deklaruar fitime në vlerën e rreth 1 milion eurove për periudhën 2024-2025, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar medikamente të skaduara dhe të kontrabanduara, përfshirë anestetikun “Thiopental VUAB”, një substancë me përdorim të kufizuar në ndërhyrje kirurgjikale.

Në kërkim janë shpallur dy bashkëaksionerët e klinikës, Gerjana Arapi, 32 vjeçe, shtetase shqiptare, dhe Bilal Kara, gjithashtu 32 vjeç, me origjinë turke. Hetimet paraprake tregojnë se klinika operonte pa standardet minimale të sigurisë dhe etikës mjekësore, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve me produkte të pavlefshme e potencialisht të rrezikshme. Klinika ishte aktive në rrjetet sociale dhe ofronte shërbime të shumta estetike, si filler buzësh, transplante flokësh me çmim prej 980 eurosh dhe ndërhyrje të tjera, pa kontrollin dhe miratimin e institucioneve përkatëse.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të paligjshëm dhe për kapjen e personave përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit