Vrasja e Artur Bashimit, dosja hetimore: Porosia erdhi nga një i burgosur pas një konflikti me vëllain e viktimës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.09.2025, 15:26

Ekzekutimi i Artur Bashimit, 47 vjeç nga Gjirokastra, i kryer më 18 gusht në zemër të Athinës, rezulton të ketë qenë një atentat me pagesë, me autor një 27-vjeçar grek.

Hetimet zbuluan se pas krimit, i riu ishte vënë nën mbikëqyrje nga autoritetet, të cilët konstatuan se papritur ai po shfaqej me shuma të mëdha parash. Kjo gjë kishte ngjallur dyshime edhe tek familjarët, madje edhe vetë nëna e tij i kishte thënë: “Papritur dole me shumë para dhe kjo nuk më pëlqen. Që kur i more, nuk më ke qerasur as me një vakt”.

Si u realizua atentati:

Sipas dosjes hetimore, ditën e ngjarjes 27-vjeçari u nis nga apartamenti i tij në qendër të Athinës me një motor ngjyrë blu dhe u vendos në afërsi të kafenesë ku rrinte zakonisht Bashimi. Ai bëri gjashtë kalime pranë lokalit, duke ndjekur lëvizjet e viktimës. Sapo 47-vjeçari doli prej aty, atentatori e qëlloi një herë, por arma iu bllokua. Më pas ai u largua me shpejtësi drejt Alimos, ku parkoi motorin në një lokal të njohur plazhi dhe u kthye në banesë me taksi.

Një grua, e cila dëshmoi se e njihte autorin, u bë prova kyçe në dosje. Ajo tregoi se ai i kishte kërkuar që në fillim të qershorit të parkonte motorin pranë apartamentit të saj. Kur u rikthye më 20 gusht, motori ishte zhdukur.

Vëllai i viktimës, emër i njohur i botës së krimit:

Artur Bashimi ishte liruar më 1 prill nga burgu i Hanias, ku ishte dënuar për organizatë kriminale, grabitje, vjedhje dhe pastrim parash. Ai kishte kaluar edhe në burgun famëkeq të Malandrinos në vitin 2022.

Një mik i tij, pas ngjarjes, u tha hetuesve se Bashimi pak ditë para se të ekzekutohej i kishte rrëfyer për një paralajmërim që i kishte ardhur nga vëllai i tij, Marsel Bashimi, i dënuar në burgun e Trikallas. Ky i fundit i kishte thënë të ishte i kujdesshëm, pasi ishte përfshirë në një incident në qeli.marse

Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që urdhri për eliminimin e 47-vjeçarit të jetë dhënë pikërisht nga brenda burgut. Madje vetë Marseli ka deklaruar se vrasja e vëllait kishte për qëllim të “dëmtonte moralin e tij”.

Marsel Bashimi, 38 vjeç, alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, është person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri dhe Greqi. Në korrik 2022, ai u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si të përfshirë në një ngjarje të rëndë me armë në territorin grek.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit