Pusetat e bllokuara rrezik shëndetësor për banorët e njësisë nr.4, UKT asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 15:57

Prej më shumë se një jave, banorët e zonës pranë Rrugës Myslym Keta në Njësinë Bashkiake nr. 4, Tiranë, po përballen me një situatë të rëndë nga ujërat e ndotura të pusetave dhe fekalet, për shkak të bllokimit të pusetave. Të rrethuar nga pisllëku, qytetarët nuk mund të dalin nga banesat e tyre pa çizme dhe raportojnë se era e rëndë dhe rreziku nga sëmundjet janë bërë të padurueshme.

Ata thonë se kanë kontaktuar disa herë me UKT institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, por asnjë zgjidhje konkrete nuk është ofruar deri tani. Punëtorët që janë dërguar në vendngjarje, sipas banorëve, nuk kanë pasur pajisje të përshtatshme për të zhbllokuar pusetat. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve për të zgjidhur këtë emergjencë që rrezikon seriozisht shëndetin publik.

“Përshëndetje1 Ju lutem, na ndihmoni me një problem shumë të madh që po përballemi prej një jave. Na ka mbytur uji i fekaleve dhe kërkojmë një zgjidhje sa më urgjente. Banojmë tek Rruga Myslym Keta, Njësia Bashkiake Nr. 4, Tiranë, pranë Profarma-s, afër autoservis "Geri". Janë bllokuar pusetat dhe nuk dalim dot nga dera. Duhet të veshim çizmet dhe të ecim mes ujërave të ndotura, sikur të ishim me varkë. Ju lutem, nëse doni, ejani vetë dhe verifikoni. Kemi kontaktuar edhe me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve, por nuk ka ardhur njeri. Situata është katastrofike, po rrezikojmë shëndetin, na ka zënë era dhe sëmundjet. Situata mbetet e njëjtë. Uji i ndotur nuk po largohet. Era është e padurueshme. Nuk kemi ku të ankohemi më –tek ju kemi shpresat e fundit”, thuhet në denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit