Ekipi i Kosovës niset drejt Bazelit për ndeshjen me Zvicrën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2025, 14:30

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur sot (e enjte) drejt Bazelit, ku do të takohet me Zvicrën.

Dardanët do të ndeshen të premten me Helvetikët në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.

Pas disa ditësh stërvitje, ekspedita e Kosovës është nisur drejt Bazelit me motiv të lartë para ndeshjes së parë.

Në videon dhe fotografitë e publikuara nga faqja zyrtare e FFK-së vërehet një atmosferë e mirë brenda ekipit, ku shpresohet për rezultat pozitiv.

Ndeshja është planifikuar të fillojë nga ora 20:25 dhe zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit