Vuçiq pas qëndrimit në Kinë: Pres ndihmë nga presidenti Xi për çështjen e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.09.2025, 12:19

Presidenti i Serbisë, Aleksaner Vuciq, pas kthimit nga qëndrimi në Kinë bashkë me shumë lider të shteteve të tjera, përfshirë edhe Kim Jong Un-in e Koresë së Veriut dhe Vladimir Putinin.

Vuçiq ka folur për një takim “shumë të përzemërt” me presidentin kinez Xi Jinping, derisa ka thënë se pret përkrahjen e tij edhe për çështje të ndryshme politike, përfshirë temën e Republikës së Kosovës.

“Kërkova investime shtesë dhe punësim shtesë për popullin tonë. Presidenti Xi më informoi se ata do të vazhdojnë të punojnë në projekte të tjera dhe se Serbia, si një vend shumë miqësor, mund të presë mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme nga Republika Popullore e Kinës. Mund ta presim këtë edhe për çështje të ndryshme politike, nga Kosova, integriteti territorial i vendit tonë. Takimi ishte, do të thoja, shumë i përzemërt”, ka thënë Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit