Ministria e Energjetikës: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të konsumatorëve të cenueshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2025, 18:22

Ministria e Energjetikës, Mineraleve dhe Minierave njofton se afati për aplikim në kuadër të programit të mbështetjes financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 përfundoi më 30 gusht 2025.

“Ky program ishte i dedikuar për individët dhe familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve më të ndjeshëm ndaj kostove të energjisë dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë direkte për pagesat e energjisë elektrike”, thonë nga ministria.

Gjithashtu njoftojnë se së shpejti do të publikohet lista e përfituesve, ndërsa procedurat e verifikimit janë në përfundim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit