Ra aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën gruaja në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.09.2025, 14:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në rrugën “Feti Gjilani” në Tiranë, ku një grua 40-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i banesës.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Sipas dyshimeve, zonja në fjalë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës, dhe si pasojë e lëndimeve që mori, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia thotë në njoftimin e saj:

Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit