Autostrada Fier-Vlorë e mbushur me plehra! Qytetari: Për turp, duam dhe turistë ne zhulsat e Shqipërisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 13:03

Autostrada Fier-Vlorë, një nga rrugët kryesore që lidh dy qytetet jugore të Shqipërisë, është mbushur me bidona plehrash dhe mbetje të ndryshme. Kjo autostradë vazhdon të jetë një shqetësim i madh për qytetarët dhe turistët që kalojnë aty.

Hedhja e mbeturinave në këtë segment të rëndësishëm rrugor është bërë një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm, duke krijuar një pamje skandaloze për ata që vizitojnë Shqipërinë. Sidomos për turistët, kjo situatë është shqetësuese, pasi ndikon negativisht në imazhin e vendit.

"Autostrada Fier-Vlorë është mbushur me bidona plehrash pa fund. Ata po fillojnë të hedhin dhe mesdhetet e rrugëve. Për turp, duam dhe turistë ne zhulsat e Shqipërisë", shkruan qytetari.

Qytetarët kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet lokale dhe qendrore për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar pastrimin dhe mbajtjen e kësaj autostrade në kushte të pastra dhe të sigurta për të gjithë ata që udhëtojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit