Bie Google/ Probleme me shërbimet në disa vende të Evropës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2025, 12:56

Sot shërbimet e Google ishin të paaksesueshme në disa vende, kryesisht në Evropën Juglindore.

Sipas “DownDetector”, janë regjistruar rritje të raportimeve nga përdorues që po hasnin vështirësi për të hyrë në shërbimet e Google-it dhe YouTube-it, Gmail, Chrome, Maps, Google Translate dhe shërbime të tjera rreth orës 10:00, sipas kohës lokale.

“Pati rritje të raportimeve duke filluar në orën 07:10 GMT. Gjatë ndërprerjes, morëm raportime nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Kroacia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Armenia, Azerbajxhani dhe 16 vende të tjera”, shkroi faqja ndjekëse Outage.Report.

Disa përdorues po raportojnë se edhe shërbimi suedez i transmetimit të audios Spotify është prekur nga ndërprerja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit