LSDM: ASK të bëjë deklasifikimin e dokumentacioneve për aferën për përgjime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2025, 12:45

LSDM-ja i bëri thirrje edhe një herë qeverisë që “të mos i ikë së vërtetës” dhe që ASK të deklasifikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që lidhet me rastin që e paraqet si aferë të dyshuar për përgjim.

“Nuk është e vërtetë që dokumentet duhet të deklasifikohen përmes një procedure gjyqësore, është vetëm një alibi, ekran pas së cilës fshihet qëllimi i vërtetë i qeverisë. Ligji është i qartë “ai që klasifikon, ai edhe deklasifikon”. Në këtë rast, është ASK dhe duhet të bëhet menjëherë”.

“Akuzat nuk mund të bëhen publikisht pa asnjë provë, pa fakte. Një sjellje e tillë minon besimin në atë që thotë qeveria, hedh dyshime serioze për manipulim të qëllimshëm, një lojë të rrezikshme nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

“Si mund të pretendojë kryeministri Mickoski se dyshohet se është përgjuar, dhe drejtori i ASK-së të thotë të kundërtën, se bëhet fjalë për mbledhjen e informacionit për individë të synuar. Dikush po gënjen me vetëdije këtu. Vetëm përmes deklasifikimit publiku do ta shohë realitetin, nëse dhe kush ka kryer abuzime. Nëse nuk bëhet deklasifikimi, qeveria do të konfirmojë se i gjithë rasti është krijuar për motive politike dhe keqpërdorim të agjencisë për qëllime partiake të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit