Kryebashkiakja zëvendëson oligarkët e Veliajt me të vetët! 600 MILION Lekë mashtruesit Mhill

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.09.2025, 13:09

Duket se Anuela Ristani ka nisur përzgjedhjen e oligarkëve të preferuar pas burgosjes së Erion Veliajt. Çdo ditë kryetarja fal nga një gjysmë miliard nga paratë e taksapaguesve të Tiranës për të forcuar lidhjet e saj klienteliste në kryeqytet.

Bashkia Tiranë ka shpallur fitues të 622 MILIONË LEKËVE të një prej tenderave më të diskutuar për ndërtimin e rrugës Lagjia “Lika” deri tek ligeni i “Prushit”, kompaninë KOMBEAS sha në pronësi të Mhill Ndrecës, Astrit Nabollit dhe Dritan Gjanës. Ndreca u dënua në 2019-ën me 20 ditë burg për mashtrim me TVSH.

Tenderi u zhvillua në një procedurë të hapur, me pjesëmarrjen e plot 28 operatorëve ekonomikë, por përplasjet dhe garat mes këtyre kompanive, megjithatë, nuk duket të kenë ndikuar shumë mbi përzgjedhjen finale, pasi fituesi u shpall me një të vënë gishti nga kryetarja e bashkisë.

Procedura është shënuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë Operatorëve Konkurrues dhe Skualifikim të Ofertës më të Ulët.

Interesant është fakti se kjo kompani ka nisur të përfitojë tendera me vlerë të madhe në ardhjen e Ristanit në krye të bashkisë. Në dy tenderat e fundit ka përfituar afro 1 Miliard Lekë me TVSH brenda 2 muajve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit