Një qytetar ka denoncuar përmes JOQ situatën shqetësuese në lagjen 13, zona e plazhit, Durrës ku punonjësit e komunales nuk mbledhin mbeturinat, por u vënë flakën atyre.
Ai ka treguar se në rrugën "Sami Dine", punonjësit e komunales nuk e kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet duke mbledhur mbeturinat nga koshat e tejmbushur, por ndezin zjarr aty ku janë koshat.
Kjo praktikë jo vetëm që krijon ndotje të ajrit dhe rrezikon sigurinë e banorëve, por edhe përkeqëson situatën e pastërtisë në zonë, duke lënë mbeturinat të grumbulluara në rrugë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si kamioni i pastrimit bashkë me punëtorët ndodhen te koshat e plehrave dhe menjëherë pasi largohen, koshat përfshihen nga flakët.
Qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë nga autoritetet lokale për të ndaluar këtë sjellje të papranueshme dhe për të garantuar pastrimin e rregullt të mbeturinave në zonën e plazhit.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje kam nje ankes pasi komunalja nuk i mbledhin mbeturinat por u vendosin zjarr te koshat e mbeturinave. Ndodhemi ne rrugen Sami Dine ne zonen e plazhit lagjja 13 plazh edhe kete shqetsim e ka ber komunalja e zones plazhit"