Spitali Universitar i Traumës, institucioni më i rëndësishëm i emergjencës në vend, drejtuar nga ish-deputetja e PS, Edlira Bode, ka dhënë një tjetër tender për oligarkun e shëndetësisë Fatmir Strugën.
Tenderi për “riparimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore” është shënuar me Flamur të Kuq për mungesë konkurrence pasi kompania e Strugës, Fedos Uppsala ka garuar me veten.
Nga ky tender, drejtoresha e ka bërë zemrën gur dhe ka kursyer një 60 mijë lekësh nga xhepi i oligarkut, për ta ruajtur për buxhetin e shëndetësisë.

Fatmir Struga është emër i njohur në sektorin e shëndetësisë përmes tenderave të përsëritur. Të dhënat tregojnë se vetëm nga Spitali i Traumës, kompania e tij ka përfituar mbi 283 milionë lekë në tendera ndër vite.

Oligarku zotëron gjithashtu kompaninë FEDOS, të cilën në letra e ka kaluar në pronësi të të birit, Orion Strugës.
Burime nga sektori i shëndetësisë por edhe të dhënat e hulumtuara nga JOQ, e nxjerrin këtë rrjet kompanish si një ndër zhvatësit më të mëdhenj të fondeve publike në shëndetësi.

9 MILIARD LEKË për 237 tendera vetëm për kompaninë FEDOS në sektorin e shëndetësisë ka përfituar kjo kompani, me një diferencë të vogël në % mes fondit limit dhe ofertës fituese.