Vajza rrëzohet në shtyllat gjysmake të Kamzës, 8 penjë në këmbë te Ushtaraku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2025, 11:40

Një qytetare ka denoncuar për JOQ një ngjarje shqetësuese që, sipas saj, është pasojë e neglizhencës së Bashkisë Kamëz me në krye Rakip Sulin.

Ajo ka treguar se vajza e saj është dëmtuar rëndë teksa po kthehej në shtëpi, pasi është rrëzuar mbi një shtyllë metalike të prerë dhe të pahequr në një nga trotuaret e Kamzës.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, kur në errësirë vajza ka shkelur mbi një prej bazamenteve të shtyllave që janë prerë dhe lënë në mes të trotuarit. Ajo ka çarë këmbën dhe me urgjencë prindërit e kanë dërguar në Spitalin e Traumës ku mjekët e kanë qepur me 8 penj.

Duke denoncuar rastin e vajzës së saj, qytetarja kërkon që të merren masa urgjente për të shmangur rrezikimin e jetëve të qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

Ajo shton se në atë zonë kalojnë shumë këmbësorë gjatë natës, e trotuaret janë kthyer në terren të rrezikshëm për shkak të prerjes së shtyllave metalike që lihen në mëshirë të fatit.

Qytetarja kërkon reagim nga Bashkia e Kamzës dhe institucionet përkatëse për të larguar shtyllat e prera dhe për të siguruar hapësirat publike për qytetarët, përpara se të ndodhin ngjarje edhe më të rënda.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ, 8 penje ne kembe se bashkia e Rakip Sulit me demtoj vajzen tu ik ne shtepi. Ju lutem shpetoni njerezit qe ecin ne trotuar. Para pak netesh ka ndodhur, dhe e kam cuar vete te spitali Ushtarak. Te merren masa se kalojm naten kemi femije, pleq ky shtet te vret dhe ne trotuar"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit