Gazeta belge: Si u shemb perandoria shqiptare e Çopjave?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 10:55

Mediat ndërkombëtare kanë vënë në qendër të vëmendjes goditjen e rëndësishme kundër klanit mafioz shqiptar të Çopjave, një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë. Operacioni i koordinuar në fillim të gushtit nga Policia Shqiptare, së bashku me autoritetet franceze, belge, gjermane, holandeze dhe italiane, rezultoi në arrestimin e dhjetë anëtarëve të ngushtë të këtij klani dhe sekuestrimin e pasurive luksoze me vlerë miliona euro. Artikujt ndërkombëtarë theksojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut të një organizate kriminale që ka operuar prej më shumë se një dekade, duke përfshirë trafikun masiv të kokainës dhe pastrimin e parave.

Klanin e drejtonin dy vëllezër, Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët nisën aktivitetin kriminal në Elbasan në vitin 2007 dhe më pas u zgjeruan në tregun ndërkombëtar, duke ngritur laboratorë rafinimi në Europë dhe duke krijuar lidhje të forta me kartelet e Amerikës Latine. Përplasjet e dhunshme me bandat rivale dhe një seri vrasjesh të rëndësishme i kthyen ata në objektivin kryesor të autoriteteve europiane dhe ndërkombëtare, të cilat pas mbylljes së aplikacionit të mesazheve të enkriptuara SkyECC, arritën të zbërthenin komunikimet e tyre dhe të kryenin arrestimet e fundit. Franc dhe Hajdar Çopja ndodhen tashmë në burgje europiane dhe përballen me akuza të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit