Rrezik në Fshatin Kraps i Vogël, banorët ankohen për shtyllën e rënë dhe korrentin në tokë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 04.09.2025, 10:59

Banorët e fshatit Kraps i Vogël ngrenë alarmin për një situatë të rrezikshme që po vazhdon prej disa ditësh. Një shtyllë druri ka rënë në tokë që nga koha e stuhisë së fundit, dhe kabllot elektrike janë të ekspozuara, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe banorët e zonës.

Një qytetar i shqetësuar shkruan: "Fshati kraps i vogël. Ka rënë shtylla po bën disa ditë! Jemi lagje me fëmijë të vegjël dhe korrenti është në tokë dhe është rrezik për neve ! Postojeni por anonim"

Banorët theksojnë se OSHEE ende nuk ka ndërhyrë për të marrë masa, duke lënë komunitetin në rrezik. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit