Qiradhënësi padit Air Albania: S’ka paguar qiranë e avionëve!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.09.2025, 10:52

Sipas faqes zvicerane të specializuar Ch-Aviation, një prej qiradhënësve të avionëve të AirAlbania ka paraqitur padi ndaj linjës ajrore shqiptare për mospagimin e qirasë. Ende nuk është bërë e ditur se cila kompani ka hapur procesin gjyqësor dhe në cilën gjykatë është depozituar padia, raporton Kapitali.

Ky zhvillim vjen vetëm pak javë pasi në media u raportua se një nga avionët e Air Albania u sekuestrua në Stamboll nga Etihad, gjithashtu për mospagim detyrimesh. Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Ljubljanës ka konfirmuar se fluturimet Tiranë–Ljubljanë janë pezulluar për arsye financiare, duke shtuar edhe më shumë dyshime për gjendjen e rënduar të kompanisë.

Në denoncime të mëparshme punonjës aktualë të Air Albania i janë drejtuar JOQ për të rrëfyer gjendjen alarmante brenda kompanisë. Fluturimet janë anuluar, ndërsa biletat vazhdojnë të shiten pa paralajmërime apo rimbursime për udhëtarët. Për më tepër, punonjësit kanë paga të prapambetura dhe sigurime të papaguara për më shumë se një vit.

Sipas denoncimit, aktualisht vetëm një avion është funksional — linja Tiranë–Stamboll — ndërsa dy avionë të tjerë janë jashtë përdorimit. Njëri prej tyre qëndron në Stamboll që nga shkurti 2024 për shkak të defekteve teknike, ndërsa tjetri është tërhequr nga qiradhënësi si pasojë e detyrimeve të papaguara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit