Shqiptari kërcënoi se do hidhte në erë ndërtesën në Itali, arrestohet nga karabinierët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 10:31

Një incident dramatik ka ndodhur në Acate, një qytet në jug të Italisë, ku një shtetas shqiptar, i dyshuar për probleme mendore, ka mbajtur peng banorët e një ndërtese për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit.

Sipas raporteve, situata ka shkaktuar panik mes të pranishmëve, ndërsa shqiptari ka pasur një sjellje agresive, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme. Për të neutralizuar situatën dhe për të siguruar banorët e ndërtesës, janë angazhuar gjashtë anëtarë të karabinierëve, të cilët pas një ndërhyrjeje të shpejtë kanë arritur ta mposhtin sulmuesin dhe ta ndihmojnë atë me mjekët.

Fatmirësisht, edhe pse ka pasur panik dhe tension, nuk ka pasur të lënduar në këtë incident, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime të mëtejshme për shkakun e këtij akti të rrezikshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit