Shkolla “Sule Misiri” në Elbasan do të presë nxënësit në kushte skandaloze, Llatja në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2025, 09:32

Shkolla "Sule Misiri" në Elbasan është në gjendje të degraduar, me kushte skandaloze për nxënësit dhe mësuesit. Viti shkollor do të nisë pas vetëm katër ditësh, por infrastruktura e shkollës është jashtë çdo standarti, duke rrezikuar të dëmtojë procesin mësimor. Sipas njëprindi të një nxënësi banjot janë të papërdorshme, pasi mungojnë dyert dhe çdo ditë nxënësit janë të detyruar të përballen me kushte të papranueshme. Po ashtu, çatia e shkollës është shumë e dëmtuar dhe vazhdimisht pikon, duke shkaktuar probleme serioze gjatë stuhive.

Megjithëse shkolla është në një gjendje të tillë, Bashkia Elbasan, e drejtuar nga kryetari Gledian Llatja, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve. Problemet e infrastruktures po përkeqësohen çdo ditë, dhe ndërkohë që nxënësit janë të pasigurt për të vazhduar shkollimin në këto kushte, shkolla po shkon drejt mbylljes. Pyetja që lind është: deri kur do të vazhdojë ky lëmsh dhe do të ndërhyjë dikush për të shpëtuar këtë institucion arsimor?

"Shkolla Sule Misiri në Elbasan është në gjendje të shkataruar dhe Bashkia nuk po e rregullon. Aktualisht, shkolla nuk ka numër të mjaftueshëm nxënësish dhe po shkon drejt mbylljes. Banjot janë pa dyer dhe çatia pikon e gjithë kohës", shkruan qytetarja. Kushte të tilla janë të papranueshme, dhe për këtë arsye, është e nevojshme që Bashkia Elbasan dhe MASR të marrë përgjegjësinë dhe të sigurojë kushte më të mira për edukimin e fëmijëve në këtë qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit