Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv, OBRM-PDUKM caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor.
Këta janë kandidatët që OBRM-PDUKM i caktoi mbrëmë:
Sopishtë – Jane Micevski Kërçovë – Aleksandar Jovanovski Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski Krivogashtani – Sasho Graorkovski Shuto Orizari – Erdjan Demir Krushevë – Niko Choneski Valandovë – Gjoko Kamchev Vinicë – Mitko Kostadinovski Demir Hisar – Nikola Najdovski Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov Radovish – Ljupço Pochivalec Çashkë – Dejan Andonovski Prilep – Dejan Prodanovski Strumicë – Petar Jankov Negotinë – Marija Naceva
Komiteti Ekzekutiv vendosi që për Kumanovë dhe Qendër të mbështeten kandidatët që do të propozohen nga ZNAM.
“Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM, bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, ka vendosur se partia synon një tjetër fitore historike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e ardhshme na pret një fitore e madhe, e pasuar nga shumë punë dhe përkushtim për secilin vend,” tha Gjorgji Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM.