Superjahti “Dolce Vento” fundoset 15 minuta pas nisjes së parë në Turqi

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 04.09.2025, 07:31

Një superjaht luksoz me vlerë gati 1 milion dollarë është fundosur vetëm 15 minuta pas nisjes së tij të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut në Turqi.

Jahti rreth 85 këmbë i gjatë, i quajtur “Dolce Vento”, kishte dalë për herë të parë në ujë pas dërgimit nga Stambolli tek pronari i tij. Mirëpo, aventura luksoze zgjati shumë pak, pasi mjeti lundrues u anua papritur dhe nisi të fundosej, ndërkohë që skena është filmuar nga dëshmitarë në vendngjarje.

Në bord ndodheshin pronari, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët panë të detyruar të hidheshin në det për të shpëtuar. Për fat të mirë, ata arritën të notonin deri në breg pa lëndime.

Autoritetet turke pezulluan zonën dhe nisën operacionet e shpëtimit dhe hetimit, duke dyshuar se shkaku i fundosjes mund të ketë qenë një problem me stabilitetin e jahtit.

Ky incident ka ngritur pikëpyetje mbi standardet e sigurisë në ndërtimin e mjeteve lundruese luksoze. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, një superjaht tjetër, i quajtur Bayesian, u fundos pranë brigjeve të Italisë, ku pati edhe viktima.

Ngjarja në Turqi fatmirësisht nuk shkaktoi humbje jete, por u bë lajmi kryesor i ditës në mediat ndërkombëtare, për shkak të vlerës së jahtit dhe faktit se fundosja ndodhi vetëm pak minuta pas nisjes së parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit