Një sherr ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem, ku disa të rinj janë përfshirë në konflikt fizik në rrugë.
Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet e dhunës, ku një i ri shihet i shtrirë në tokë, ndërsa një tjetër e godet. Personi i shtrirë dëgjohet duke kërkuar falje disa herë, duke thënë: “Më fal aman, më fal o burrë”.
Rrethanat e sherrit mbeten ende të paqarta, po ashtu edhe gjendja shëndetësore e të dhunuarit. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 01:25 pas mesnate.
“JOQ, përshëndetje! Sot në orën 1:25 të mëngjesit në Golem ndodhi sherr mes çunave të rinj. Motivi nuk dihet”, – shkruhet në mesazhin e qytetarit që ka dërguar videon.
Edhe pse i riu i shtrirë lutej për falje, dhuna ndaj tij vazhdoi pa mëshirë, duke bërë që ai të ulërinte nga dhimbjet.