Një qytetare ka dërguar pamje shqetësuese në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa fëmijë të vegjël, rreth moshës 8–9 vjeç, duke lëvizur me skuter mes makinave në rrugë.
Ngjarja është filmuar në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku sipas qytetares, fëmijët prej gati 3 orësh po bëjnë manovra të rrezikshme, duke dalë përpara automjeteve.
“Thirrje për prindërit: Disa fëmijë të vegjël, rreth moshës 8–9 vjeç, po lëvizin me skuter mes makinave, duke bërë spektakël në rrugë dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve: kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mos i lini pa mbikëqyrje në rrugë. Një moment pakujdesi mund të sjellë pasoja të rënda!”, – shkruan qytetarja.
Pamjet tregojnë qartë rrezikun e madh që u kanoset të vegjëlve, teksa prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të mos i lënë pa mbikëqyrje në rrugë.